Vendosni fjalën kyçe....

Sindikata paralajmëron protestë më 5 tetor: Institucionet të mos intimidojnë pedagogët


Sindikata u ka bërë thirrje të gjithë pedagogëve që të marrin pjesë në protestën e  paralajmëruar më 5 tetor.

Në një deklaratë para universitetit politeknik, përfaqësuesi i sindikatës tha se protesta nuk bëhet vetëm për rritje page.

Po kështu ai u bëri thirrje drejtuesve të institucioneve që të mos intimidojnë pedagogët pasi sipas tij ka kërkesa të drejtpërdrejta e të tërthorta për të mos marrë pjesë në protestë.

“Të bëhemi kësaj here të gjithë bashkë në misionin akademik. Sot të gjithë duhet të bëhen bashkë për ta bërë këtë profesion misionar të mirëpaguar. Më datën 5 tetor të mërkurën, ora 11:00, të bëhemi bashkë për të treguar se misioni ynë akademik nuk mbetet vetëm brenda mureve të auditoreve. Të jemi bashkë jo thjesht për kërkesa ekonomike por për vlerësim dinjitoz të punës sonë. S’kërkojmë thjesht rritje page, misioni ynë akademik s’ka njësi matëse. Do qëndrojmë fort për të konkretizuar kërkesat tona të drejta që ka qëllim t’i shërbejë të mirës publik e larg politikës së ditës. Ftojë kolegët në mbarë vendin të mbështesin protestën e 5 tetorit në oren 11:00 këtu para godinës së Universitetit Politeknik. Drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë publik të qëndrojnë në lartësinë e detyrës e të mos pengojnë e intimidojnë pjesëmarrësit në protestë.”­ – tha përfaqësuesi i sindikatës.