Vendosni fjalën kyçe....

Akuza se mori peng 12-vjeçarin duke e mbajtur në banesë, arrestohet 49-vjeçari në Fier


Policia ka arrestuar një 49-vjeçar në Fier, i cili akuzohet se mori peng një fëmijë në Fier.

Shtetasi me inicialet D. K., banues në Fier, akuzohet se ka mbajtur me forcë një 12-vjeçar për 30 minuta në banesën e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim D. K., 49 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim, për veprën penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’. Ky shtetas, në datën 30.12.2020, ka mbajtur për 30 minuta, në banesën e tij, një shtetas 12 vjeç, pasi ky i fundit kishte qëlluar me send të fortë në drejtim të banesës së 49-vjeçarit.”– thuhet në njoftimin e policisë.