Vendosni fjalën kyçe....

Aleatët e opozitës në Presidencë për takimin me Begajn, diskutimet mbi datën e zgjedhjeve


Këtë të martë, presidenti Bajram Begaj ka thirrur në një takim kryetarët e partive të vogla parlamentare për t’u konsultuar lidhur me datën e zgjedhjeve.

Kështu kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, Agron Duka i Partisë Agrare Ambjentaliste dhe Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar i janë drejtuar Presidencës.

Takimi mes tyre ka nisur rreth orës 13:00.

Më herët Begaj u takua me nënkryetarin e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashin, si edhe me kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Ndërsa të mërkurën, presidenti pritet të zhvillojë një takim edhe me Enkelejd Alibeajn.