Bayern Munich ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Grupin A të Ligës së Kampionëve.
Pas fitoreve ndaj Interit e Barcelonës, skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann mposhti edhe Viktoria Plzenin.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 5:0.
Leroy Sane (7’, 51’), Serge Gnabry (13’), Sadio Mane (21’) dhe Eric Maxim Choupo-Moting (59’) shënuan në fitoren e “Bavarezëve”.
Bayerni pas kësaj fitore ka 9 pikë dhe vazhdon kryesimin në grup, teksa Viktoria Plzeni mbetet në pozitën e fundit dhe pa pikë.
Kampionët gjermanë do të takohen sërish me skuadrën çeke në ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, më 12 tetor. Ndeshja do të zhvillohet në “Doosan Arena”.