Vendosni fjalën kyçe....

BE shton 3 vende në listën e parajsave fiskale


Ministrat e Financave të BE-së kanë shtuar këtë të martë tre vende të tjera në listën e parajsave fiskale të BE-së.

Anguillan, Bahamasin dhe ishujt Turks dhe Kaikos. Siç shkruan Reuters, me këtë shtesë lista është zgjeruar në 12 vende.

“Nga taksimi i drejtë i bizneseve përfitojmë të gjithë. Kjo është arsyeja pse BE-ja dhe partnerët ndërkombëtarë ndajnë interes të përbashkët në luftimin e erozionit të bazës tatimore dhe ndryshimit të fitimit.”– ka thënë ministri çek i Financave, Zbynek Stanjura, vendi i të cilit mban presidencën e BE-së.

Ai shtoi: “Besoj se të 12 vendet në list do të përmbushin angazhimet e tyre dhe do të kryejnë reformat e nevojshme në fushën e taksave sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që ato të fshihen nga kjo listë kur ne do ta rishikojmë atë pas 6 muajsh.”

Ishujt Turks dhe Kaikos, pranë Bahamasit dhe Kubës, janë për herë të parë në këtë listë. Ndërsa Bahamasi ka qenë i listuar një herë më 2018 dhe më pas u hoqë, po ashtu dhe Anguilla ka qenë më 2020.