Vendosni fjalën kyçe....

Berisha në familjen e prekur nga tërmeti: Ju rrini në çadër, qeveria nuk ua jep pallatet ende se do t’i përdorë për vota


Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vizituar sot familjen e Martin Jakut në Fushë-Krujë, banesa e të cilit u shemb nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se pallatet për të prekurit nga tërmeti janë ndërtuar, por se nuk shpërndahen pasi po priten zgjedhjet për të përfituar vota. Berisha u shpreh se ndërkohë që familja Jaku jeton në kasolle, Rama vendos të blejë një instalacion druri në Kryeministri me vlerë 4 milionë euro.

“Këtu Martini ka nxjerrë vajzën nuse. Jam prekur shumë nga rrenat tuaj por nusja është shpresë, erdha këtu, më përmalluat kur pashë gjendjen tuaj, DO të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Ndihmën më të madhe e japim kur të heqim qafe këtë qeveri të pashpirt që kanë marrë 1 mld euro ndihmë e donacione por i kanë shpërndarë sipas qejfit.

Mundësitë kanë qenë të plota për të rindërtuar çdo banesë të dëmtuar sepse BE i dha fondet, vendet mike i ndihmuan shqiptarët por këto u vërsulën si të pangopur për të përvetësuar paratë për të blerë votat. Janë ndërtuar pallatet por nuk janë shpërndarë sepse priten zgjedhje do përdoren për vota. Bota i dha një miliard e ca për të rindërtuar çdo shtëpi.

E kam ndjekur me shumë vëmendje dasmën tuaj, përcjelljen fisnike që bëtë në kushte të vështira por ju siguroj se vështirësia e madhe është pas dhe gjërat do të ndryshojnë.

Unë isha në Shijak. Kishte pallate të ndërtuara, por nuk i shpërndanin sepse po presin zgjedhjet që t’i përdorin për vota.

Bota i dha 1 miliardë e më shumë, dhe mund të ndërtohej, rindërtohej çdo banesë.

Dje në Parlament ishte dita kur ne duhej të paraqisnim hallet e qytetarëve, diskutimet u kushtohen halleve dhe problemeve të qytetarëve. Dje u thashë aty, sepse ata merren si të mbrojnë atë qeveri, ata ministria dhe mendojnë çdo ditë për veten dhe pasurimin e tyre.

Nuk mendojnë për qytetarët, nuk mendojnë as për zonat e tyre elektorale nga ku kanë dalë. Mendojnë si të mbrojnë Edi Ramën dhe qeverinë e tij, e cila po zhytet çdo ditë e më shumë në skandale të mëdha, në vjedhje, plaçkitje, lidhje me botën e krimit dhe braktisjen e qytetarëre.

Këta kanë harruar se ekziston qytetari, hallet e përditshme të tij. i kanë rritur çmimet në qiell, nuk ka turp më të madh. Një shtet që lë punonjëse, që ka shkrirë jetën në kujdesin e shëndetit të banorëve të kësaj zone, në një çadër.

S’ka turp më të madh, një shtet që len punonjësen që ka shkrirë jetën në kujdesin e shëndetit të banorëve, e len 3 vite në një çadër, kurse vetë Rama merr avionin personal 150 mijë euro udhëtim e nuk do t’ia dijë. Blen instilacionin për Kryeministrisë 4 mln euro arka druri, dhe ti fle në çadër. Kur hajnia të verbon sytë e të merr moralin nuk të len asgjë në shpirt.”– tha Berisha.