Vendosni fjalën kyçe....

Berisha pret kryetarin e ri të FRPD-së, Besart Xhaferrin


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në zyrën e tij në selinë e PD-së kryetarin e sapo zgjedhur të Forumit Rinor, Besart Xhaferri.

Ish-kryeministri i uroi suksese Xhaferrit në këtë përgjegjësi të re. Një zgjedhje që nuk është pritur mirë nga aktivistja konservatore Evi Kokalari.

“Të shtunën vratë shpresën që Rinia kishte tek një PD e rithemeluar. Sot vratë shpresën që demokratët kishin tek Sali Berisha. Bravo ju qoftë. Ju jeni të gjithë ‘winners’.”- shkruante Kokalari pas shpalljes së fitores së tij.

Në procesin e administruar nga FRPD, garuan 6 kandidatë. Morën pjesë 9470 votues në 62 qendra votimi. Besart Xhaferri u shpall fitues me 5256 vota.

Rezultati:

  • Alesia Balliu186 vota
  • Arnold Kariqi 1683 vota
  • Artion Barjamaj 528 vota
  • Barbara Doda 452vota
  • Besart Xhaferi 5256 vota
  • Maringlend Doçi 1292 vota

 

Kush është Besart Xhaferri?

Besart Xhaferri ka lindur në Berat. Ai i ka kryer studimet universitare “Economics and Political Sciences”, në një nga shkollat më prestigjize në botë, “London School of Economics”.

Prej vitit 2017 z. Xhaferri ka mbajtur funksionin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në FRPD.

Prej 14 vitesh Xhaferri është sipërmarrës i suksesshem në fushën e arsimit.

Detyrën e re si Kryetar i FRPD-së e sheh si qëllim për prurjen e eksperiencave më të mira ndërkombëtare të fituara nga organizatat partnere, në mënyrë që Forumi të arrijë nivelet më të larta intelektuale në shërbim të Partisë Demoratike dhe së djathtës konservatore. 

Besarti është i martuar me Marigonën dhe pret të bëhet baba për herë të dytë.