Politikania franceze e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, e ka konsideruar të pamjaftueshme mbylljen e 24 xhamive në dy vitet e fundit nga ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, duke kërkuar që të mbyllen më shumë faltore të muslimanëve në vend.
“…Ai (ministri i Brendshëm) mbyll një xhami aty, një këtu dhe në ndërkohë sjell ndonjë predikues. Megjithatë, në vendin tonë duhet mbyllur të gjitha xhamitë radikale”, ka thënë Le Pen në një intervistë me gazetaren Apoline de Malherbe në kanalin francez BFMTV.
Kur gazetarja Malherbe e pyeti se “sipas cilit kriter duhet të mbyllet një xhami”, Le Pen theksoi se ajo ua kishte prezantuar këto kritere francezëve në kohën e zgjedhjeve dhe argumentoi se të gjithë muslimanët që bëjnë retorikë radikale duhet gjithashtu të deportohen.
Pavarësisht se humbi zgjedhjet presidenciale në raundin e dytë në prill, Le Pen rriti numrin e ulëseve të ish-partisë së saj Bashkimi Kombëtar (RN) në parlament.
Ndryshe, përkundër reagimit të komunitetit ndërkombëtar dhe muslimanëve, Parisi zyrtar ka mbyllur 24 nga 99 xhamitë që kishte inspektuar në dy vitet e fundit me pretekstin e “luftimit të radikalizmit”.
Me kërkesë të ministrit të Brendshëm Darmanin, është duke vijuar procesi ligjor për mbylljen e shumë xhamive.