Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka shkuar në selinë blu për një takim me kreun e PD-së, Berisha.
Takimi pritet të ketë në fokus bashkërendimin e aksionit opozitar si dhe zgjedhjet vendore të viti 2023.
Meta u shoqërua gjatë takimit me Berishën nga deputeti i PL-së, Vasili.
Takimi vjen pas deklaratave të herëpashershme nga të dy kampet për një bashkëpunim në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.