Arrestohen dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiri nga prokuroria e Durrësit, pasi akuzohen për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi i Sukthit”.
Sipas “News 24”, hetimi ndaj dy vëllezërve nisi pas pengmarrjes së vëllezërve nga ana e Agron Bejdollit i cili është konsiderohet si lidhje e fortë e “Rrumit”, i cili gjithashtu është shpallur në kërkim.
Laho apo “Rrumi” dyshonte se vëllezërit Beqiraj po e spiunonin dhe e kishin vënë në shënjestër për ta vrarë, ndaj edhe ka organizuar pengmarrjen e tyre.