Vendosni fjalën kyçe....

Polici i burgut mes të arrestuarve nga operacioni në Durrës, urdhëroi ekzekutimin e dy personave pasi e rrahën


Një nga 14 personat e arrestuar nga policia e Durrësit, në kuadër të operacionit të koduar “Porositësit”, është edhe një polic i Burgjeve në qytetin bregdetar.

Bëhet fjalë për policin Flamur Bejko, i cili akuzohet se ka porositur ekzekutimin e dy personave pasi e kishin rrahur.

Sipas uniformave blu, Bejko i kishte porositur dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj të kryenin një vrasje të dyfishtë, duke u dhënë dhe një paradhënie prej 3 mijë e 500 eurosh. Por ky ekzekutim nuk është finalizuar.

 “F. B., 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës), për veprat penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve’ dhe ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes’, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;

Dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur edhe nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H.

Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022.”– tha Policia e Durrësit.