Mijëra persona morën pjesë në protesta në Austri e Gjermani kundër rritjes së çmimeve të energjisë e inflacionit që ka goditur dy vendet muajt e fundit.
Mijëra qytetarët dolën në rrugët e Vjenës duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë duke e akuzuar atë si përgjegjëse për shtrenjtimin e kostos së jeteës në vend.
Ata u përplasën me policinë duke çuar në arrestimin e një numri të vogël aktivisistësh. Një protestë e ngjashme u zhvillua edhe në qytetin e Zwickau-t në Gjermani.
Mijëra persona dolën rrugëve me pankarta në duar kundër rritjes së çmimeve të energjisë e të shtrenjtimit të kostos së jetesës.
Një protestë e ngjashme u zhvillua edhe në qytetin e Hagës në Holandë ku protestuesit hodhën vezë ndaj posterit të kryeministrit Mark Rutte.