Qindra holandezë protestuan në Hagë duke hedhur vezë e sende të tjera ndaj një posteri të kryeministrit të vendit Mark Rutte.
Ata kishin në duar pankarta kundër asaj që e konsiderojnë paaftësi të qeverisë së vendit për të kontrolluar çmimet e larta të energjisë dhe inflacionin në rritje.
Protesta me të njëjtin motiv janë zhvilluar kohët e fundit në disa evropiane si Britani, Gjermani e Çeki.