Partia Demokratike ka publikuar një njoftim për mediat lidhur me takimin që ka pasur sot kryetari i kësaj force politike Sali Berisha me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në njoftimin e zyrës së shtypit të selisë blu, thuhet se në takim Berisha dhe Meta dolën dhe ranë dakord për bashkëpunimin mes dy partive për zgjedhjet lokale dhe aksionin e mëtejshëm opozitar me protesta dhe iniciativa parlamentare.
“Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta.
Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.
Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës.
Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.”– thuhet në njoftimin e PD-së.