Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e pallateve të dëmtuara nga tërmeti protestë para Bashkisë Durrës: Po na grabisin pronën, s’duam të na zhvendosin në periferi


Banorët e pesë pallateve në Durrës, që u dëmtuan nga tërmti i 26 nëntorit 2019 kanë zhvilluar sot një priotestë para Bashkisë së qytetit.

Ata kanë deklaruar se nuk pranojnë që të transferohen në banesat që janë caktuar për ta në periferi të qytetit.

Banorët kërkojnë që të jetojnë aty ku i kanë pasur shtëpitë para tërmetit dhe se do protestojnë deri në fund për të drejtën e tyre.

“Ne duam të prishen dhe të të rindërtohen po aty ku i kemi. Do ngremë çadrat këtu ku jemi, s’kemi zgjidhje tjetër. U bëjmë thirrje të marrin vendimet e duhura për lagjen numër 5 dhe sa më shpejt sepse nuk po përballojmë dot qiratë.” – tha një nga banoret protestuese.

Po kështu ata kanë akuzuar bashkinë se po u merr pronat.

“Ne jemi banorë të pallatave, që duan të na i marrin pronat tona. Trajtohemi me dy standarde. Na thonë që do na kalojnë në Porto Romano. Ne e kemi pronën këtu, jo në Porto Romano. Nuk na e merr dot njeri pronën. Na kanë thirrur në zyrë, na kanë thënë se nuk duan ta bëjnë rindërtimin këtu, por në zonën e tjetër. Kjo është një vjedhje. Na kanë ndërperë dhe bonusin.” – tha një tjetër banor.