Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një takimi me gra dhe vajza të LDG në Elbasan tha se kryeministri Rama në vend që të investojë në aparaturat e mamografisë apo në depistimin e sëmundjeve kancergjene, shpenzon para një instilacione që do të vendosen para godinës së tij.
Takimi i Berishës me gra dhe vajza u bë në kuadër të “tetorit rozë” për sensibilizimin për kancerin e gjirit.
“Po lexoja një material, çfarë tregonte për parandalimin. Në strategjinë kombëtare të luftës kundër kancerit, ishin siguruar gjithsej 6% të financimit. A ka një injorim më të madh se kjo. Në një kohë kur, shpërdorimet në shpenzime të tjera janë të tmerrshme.
Blihet instilacioni që thotë ai, 4 mln euro që vendoset në oborr për ta parë ai, kush tjetër nuk e shikon. Po me 4 mln euro, mund të blesh mamograf dhe ta çosh në çdo qytet të vogël të vendit.
Check-up që paguan kushërirën e vet me dhjetëra e dhjetëra milionë, që nuk ka asnjë vlerë nga ana shkencore. E vetmja vlerë do të ishte depistimi për sëmundjet kanceroze, ajo ka vlerë. Ja vlen. Sepse atë që e kap më shpejt e ndihmon dhe ajo formë ka fituar certifikatën.
Nuk ka një gjë të organizuar. Bën mamografitë e lëvizshme, nuk ka përgjigje. Bëhet një abuzim masiv. Asgjë nuk është e organizuar. Duhej të ishte regjistri kombëtar. U vendos në vitin 2013 organizimi i regjistrit kombëtar të sëmundjes kanceroze. Deri më sot nuk kanë bërë asgjë”, tha Berisha.