Vendosni fjalën kyçe....

Berisha takim me krerët e partive aleate, në zgjedhjet lokale do dalin me kandidat të përbashkët


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me Fatmir Mediun, Vangjel, Dulen, Agron Dukën dhe Dashamir Shehun lidhur me bashkëpunimin për në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Nga takimi është rënë dakord që partitë LZHK e Shehut, PAA e Dukës, PDNJ e Dules dhe PR e Mediut të dalin me kandidat të përbashkët me PD-në për zgjedhjet vendore.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Republikane z. Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut z. Vangjel Dule, Kryetarin e Partisë Agrare- Ambjentaliste z. Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar z. Dashamir Shehu. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”-thuhet në njoftim.