Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO e shpalli të pafajshme, SPAK ankimon vendimin për Etleda Çiftjan


SPAK ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së vendimin për shpalljen të pafajshme të anëtares së KPK-së, Etleda Çiftja. 

Në shtator, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi dënimin me 18 muaj burgim për Çiften, e cila akuzohet për deklarim të rremë, fshehje të pasurisë, si dhe falsifikim të dokumenteve. Por GJKKO gjykoi se ajo ishte e pafajshme.

SPAK tanimë ka ankimuar vendimin dhe kërkon 1 vit burg të konvertuar në shërbim prove për anëtaren e KPK-së, një nga organet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.