Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka paralajmëruar se Rusia do të rimarrë zonat e Ukrainës nga të cilat po tërhiqet aktualisht.
Në një telefonatë me gazetarë të BBC-së, Peskov tha se territoret e aneksuara “do të jenë me Rusinë përgjithmonë, ato do të kthehen”.
Javën e kaluar Rusia aneksoi katër provinca ukrainase pas referendumeve të vetëquajtura të dënuara nga liderët botërorë dhe i konsideron si të sajat, por perëndimi nuk i ka njohur. Ukraina i konsideron ato referendume si mashtrim dhe trupat ukrainase 4 ditë pas marrëveshjeve të firmosura nga presidenti rus Vladimir Putin thuhet se përparuan dhjetëra kilometra në provincën Kherson në jug të vendit dhe po ashtu dhe në territoret në lindje.