Kreu i Sindikatës së Arsimit të Lartë Aleksandër Kovaçi ka deklaruar gjatë protestës së po zhvillohet se kërkesa për rritjen e pagës me 50% për dy vite është e panegociueshme.
Sipas tij, pa kërkim shkencor e pa vlerësim të punës së pedagogëve nuk ka zhvillim të vendit.
Kovaçi tha gjithashtu se edhe me rritjen e lartpërmendur, Shqipëria nuk do e kapë dot as nivelin e Kosovës ku pedagogët paguhen me 1200-1500 euro në muaj.
“E mirëpresim kryeministrin për Rektoratin, por jo lëmoshë apo karamele. Me lëmoshë nuk gënjehemi. Bëhet fjalë për qëndrim thelbsor ndaj arsimit të lartë publik. Që t’i përgjigjet ekonomisë së vendit dhe kërkimit shkencor. Pa kërkim shkencor nuk ka zhvillim. Rritja 50% për dy vite, eshte e panegociueshme. Dhe për vitet e ardhshme dy herë. Nëse bëhet kjo rritje, nuk shkojmë as sa Kosova, 1200 euro. Meqë ministrja Kushi ka shkuar te Universitetit Bujqësor për të shprehur mendimet e saj, e mirëpresim nëse ka ofertë por nuk besoj se pa kryeministrin do ketë.” – tha ai.