Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se institucionet publike shtetërore janë “borxhlinjtë” më të mëdhenj të energjisë, që e kanë konsumuar pa e paguar atë. Por ndryshe nga qytetarët, atyre nuk u ndërpritet furnizimi me energji.
Sipas Metës, shteti nuk paguan sepse paratë shkojnë për inceneratorët dhe aferat korruptive.
“Nëse qytetarët nuk e paguajnë energjinë elektrike, shteti ua ndërpret furnizimin.
Institucionet publike të vetë shtetit nga ana tjetër janë borxhlinjtë më të mëdhenj të energjisë, që e kanë konsumuar pa e paguar atë, sepse paratë shkojnë për inceneratorët dhe aferat korruptive.
Kjo është Qeveria Rama e cila vetëm vjedh, grabit dhe keqmenaxhon miliarda, ndërkohë që sillet me përbuzje dhe cinizëm me kërkesat modeste të pedagogëve dhe studentëve.”- shkruan Meta.