Meta: Solidaritet me protestën e pedagogëve, kërkesat e tyre të drejta e të realizueshme


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka shprehur mbështetjen me protestën e pedagogëve.

Në një shënim në facebook ai shkruan se kërkesat e tyre për rritjen e pagave janë krejt të drejta e të realizueshme.

“Solidaritet të plotë me protestën e pedagogëve dhe profesorëve të Shqipërisë. Kërkesat e tyre për rritjen e pagave janë tërësisht legjitime dhe plotësisht të realizueshme.” – shkruan Meta.

Protesta e pedagogëve po zhvillohet ashtu siç ishte lajmëruar para Universitetit Politenik.

Përfaqësues nga të gjitha universitetet e Tiranës dhe te vendit kanë deklaruar se kërkojnë dinjitet e vlerësim për punën e tyre shumëvjeçare. Sipas tyre, Shqipëria nuk është as në nivelin e Kosovës dhe Malit të Zi.