Vendosni fjalën kyçe....

Meta tregon pamjet e mbetjeve para universitetit “Aleksandër Moisiu”: Kjo ndodh kur pushteti vendor është monist


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpërndarë sot në rrjetet sociale pamjet e rrugës pranë Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ që shihet i mbushur me plehra.

“Ja çfarë ndodh kur pushteti vendor është monist. Ky denoncim i Partisë të Lirisë në Durrës është filmuar sot kur dhe pak ditë na ndajnë nga rikthimi në auditoret e Universitetit të studentëve dhe pedagogëve.”- shkruan Meta ndërsa publikon pamjet e punlikuara nga Partia e Lirisë.

Në denoncimin e PL-së, thuhet se në Durrës mungojnë kazanët dhe nuk dihet se kur është pastruar për herë të fundit territori që tregohet në video. Dhe më e rënda është që këto pamje janë në prag të nisjes së vitit të ri akademik.

“Kjo është rruga pranë Universitetit ‘A. Moisiu’ mbushur me plehra… Askush nuk mund ta tregojë se kur Bashkia ka pastruar për herë të fundit këtë territor. Në Durrës mungojnë kazanët dhe nuk shihet asnjë nga punonjësit e Ndërmarjes së Pastrim Gjelbërimit! Ky institucion në këtë qytet nuk ekziston! Studentë nga e gjithë Shqipëria, në prag të nisjes së vitit të ri akademik, teksa bëjnë regjistrimin drejtë rrugës së dijes përballen çdo ditë me këtë pamje skandaloze!

Partia e Lirisë Durrës do të vazhdojë të denoncojë me forcë çdo problematikë të qytetit dhe neglizhencën e pushtetit vendor e qëndror ndaj taksapaguesve durrsakë!”– shkruan Partia e Lirisë.