Vendosni fjalën kyçe....

CIA vlerëson kërcënimin e supozuar bërthamor rus


Agjencia Qendrore e Inteligjencës nuk beson se presidenti rus Putin aktualisht po përgatitet të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, tha shefi i saj Ëilliam Burns në një intervistë.

“Ne duhet të marrim shumë seriozisht çdo lloj kërcënimi, duke pasur parasysh gjithçka që është në rrezik.” – tha Burns për CBS Evening News me Norah O’Donnell.

Megjithatë, ai pranoi se ‘ne nuk shohim asnjë provë praktike sot në komunitetin e inteligjencës amerikane që Putin po i afrohet përdorimit të armëve bërthamore’ ose se ka ndonjë ‘kërcënim të menjëhershëm të përdorimit të armëve taktike bërthamore’.

I pyetur nëse lideri rus po bënte blof kur fliste për gatishmërinë për të përdorur ‘të gjitha mjetet në dispozicion’ nëse integriteti territorial i vendit kërcënohej, Burns tha se nuk kishte një koment.

Drejtori i CIA-s e përshkroi retorikën e Putinit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë si ‘të pamatur dhe thellësisht të papërgjegjshme’. Ai sugjeroi gjithashtu se u takonte politikëbërësve amerikanë t’i komunikonin Moskës se një vendim i tillë do të kishte ‘pasoja të rënda’.