Në seancën e sotme plenare, deputetja e Partisë Demokratike Klodiana Bakiu nisi të fliste për mbylljen e kolegjit Mehmet Akif dhe për qëndrimin e mbajtur nga qeveria.
“Kolegji Mehmet Akif është larguar në fillim të vitit dhe se nuk ka njoftuar Ministrinë e Arsimit për ndryshimin, me shkresën e datës 29 korrik është njoftuar për vendndodhjen e tij.”- tha Bakiu duke folur nga vendi.
Por kryeparlametnarja Lindita Nikolla i fiku mikrofonin.
“Zonja Bakiu, kjo nuk është procedurë, jam e detyruar të tërheq fjalën.”- u shpreh Nikolla duke mos e lejuar deputeten të fliste më dhe vijoi me rendin e ditës.