Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Salianji: Ardi Veliut të pashkollë jepini një abetare, jo të bëjë kontrollin e drejtorëve të Policisë


Deputeti i PD Ervin Salianji gjatë replikave të sotme në Kuvend me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, ka ironizuar ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ndërsa fliste për projektligjin e vettingut në polici, Salianji kujtoi fletëdorëheqjen me gabime gramatikore të Veliut duke thënë se atij i duhet një abetare, dhe jo një detyrë ku të kontrollojë drejtuesit e policisë.

 “Si nuk ka dështuar procesi i vetingut? Kaluat 50 punonjës nga 11 mijë e kusur. Çfarë dështimi do më shumë?

Imagjino që thoni do sjellim një projektligj që vetingun e policisë do e bëjë Ard Veliu i pashkollë! Atij jepini një abetare! Në një letër dorëheqje të ka bërë 50 gabime gramatikore.

Ju e merrni nga zv.ministër njeri politik e çoni të bëjë kontrollin e drejtuesve të policisë dhe policëve të thjeshtë.

Çfarë kontrolli do bëni ju? Ju doni të bëni kontroll tjetër se ju erdhën zgjedhjet që t’i përdorni këta për grupet kriminale që nuk i kapni dot.”- tha Salianji.