IKMT-ja ka nisur mëngjesin e sotëm prishjen e disa banesave në zonën e Shkozës në Tiranë, që preken nga ndërtimi i Unazës së Re.
Bëhet fjalë për rreth 10 banesa ndërsa banorët e kanë kundërshtuar prishjen duke u përplasur me policinë. IKMT-ja është shoqëruar gjatë operacionit nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Banorët kërkojnë një kontratë me qeverinë apo bashkinë për t’u larguar ndërkohë që nuk dihet ende nëse u është dhënë apo premtuar një e tillë.