Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka thirrur në interpelancë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. Ai e ka pyetur ministrin lidhur me aksionin e qeverisë për situatën e krimit në vendin tonë.
“Qytetarët shqiptarë nuk konsumojnë energji se nuk kanë para çfarë të konsumojnë. Janë rritur çmimet, e kanë të papërballueshme. Z. Ministër faleminderit që të gjetëm sot se të kemi shpallur në kërkim që prej një muaji. Jeni bërë si ju me policinë, i shihni kriminelët dhe nuk i kapni. Dhe ne të shohim këtu por nuk të kapim dot. Prej vitesh situate me kriminalitetin është rënduar.
Përditë shohim në media dhe në zonat tona si qytetarët na drejtohen me mungesën e sigurisë në këtë vend. Ndeshen me paaftësinë e policisë së shtetit dhe kjo reflektohet edhe te policët e thjeshtë.
Ngjarjet kriminale, në mënyrë periodike. E kam kërkuar këtë interpelancë në kushtet kur Shqipëria ishte përditshëm në dhunën e krimit të organizuar menjëherë pas ngjarjeve kriminale në fillim të shtatorit. Po vazhdojnë në mënyrë periodike dhe të përhershme.
Shqetësimi që kemi për trafikun ilegal të qytetarëve shqiptarë që mbushën gjatë gjithë verës dhe shtatorit mediat kryesore britanike ndërkohë që qeveria nuk pati një reagim publik, jo më për të çuara para ligjit trafikantëve. Dy ditë më parë min e brendshme në Britaninë e Madhe shprehej si do të ishte ëndrra e saj më e madhe të shihte një avion me azil kërkues në Ruanda. A ka plan qeveria dhe ministria e Brendshme për të luftuar krimin dhe paligjshmërinë, cili është ky plan. A ka struktura e Policisë së Shtetit një objektiv të shkruar mbi të cilin të punojë. Cilat janë masat që ka marrë qeveria për të luftuar krimin e organizuar.
Po ju pyes dhe këtu në publik, keni deklaruar që drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit u shkarkua për të shkak të mospërmbushjes së objektivit.
Cilat janë objektivat e Ministrisë së Brendshme në fushën e rendit dhe sigurisë, a ka pasur një afat, cilat janë objektivat që i janë shtruar drejtorit të policisë Rrumbullaku.
Sa është numri i objekteve të konstatuar nga IKMT që janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme?
Listën e plotë të objekteve dhe subjekteve në paligjshmëri.
A janë marrë masa administrative apo janë kallëzuar penalisht zyrtarë apo institucione që nuk kanë vepruar, nëse po na vini në dispozicion listën.”– deklaroi Salianji.
Ministri Çuçi iu përgjigj pyetjeve të deputetit të PD-së, për çështjen e kriminalitetit duke thënë se publikut i ofrohet një alarm i qëllimshëm vazhdimisht. Nga foltorja ai foli për statistikat e vrasjeve dhe plagosjeve gjatë qeverisjes së Edi Ramës, duke u shprehur se ka pasur ndryshim të dukshëm.
“Në lidhje me interpelancën e kërkuar sot, por dhe komentet që keni bërë në parashtresën tuaj, nuk jam shumë komod ta filloj me disa statistika të ftohta që nuk flasin. Por duke qenë se publikut i ofrohet një alarm i qëllimshëm vazhdimisht, dhe i pabazuar në të dhanë konkrete. Do e filloj këtë me disa statistika. Le t’ia lëmë matematikës. Plagosjet e rënda i gjetëm 163 raste në 3023, dhe i ulën me 140 vitin që kalojnë.
Vjedhjet me pasojë vdekjen i gjetëm 6 dhe o në vitin që kaloj.
Vjedhjet me armë 96 dhe në 2021 vetëm 11 raste.
Narkotikët meqë e përmendi shpesh, të gjithë indikatorët flasin qartë për zbulueshmërinë e këtyre rasteve.
Jam lodhur për të gjetur statistika për 1013, por gjeta të 2006. I kemi çuar në 3168 në 2021. Numri i vrasjeve me dashje. Në 2006, ishin 87, 2011 me 1442 viktima. Në 2021 e kemi ulur me 61 numër vrasjes me 66 viktima. Këto janë statistika. Kemi dhe 8 mujorin tani që kemi 36 vrasje me dashje me 41 viktima. Në 2012 e gjetëm me 126 dhe tani e kemi 61, gati më shumë se përgjysmuar.”- tha Çuçi.