Vendosni fjalën kyçe....

Kosova prezanton masat për subvencionimin e energjisë, synohet kursimi i 12 milionë eurove


Qeveria e Kosovës ka prezantuar masat për subvencionim të eficienës së energjisë për qytetarët, prej të cilave pretendon se do t’ia kursejnë shteti mbi 12 milionë euro për dimrin që po vjen.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka prezantuar të enjten masat për subvencionim të eficienës së energjisë për qytetarët, prej të cilave pretendon se do t’ia kursejnë shtetit mbi 12 milionë euro për dimrin që po vjen.

Rizvanolli në konferencë për shtyp ka thënë se duke filluar nga sot, qytetarët do të mund të aplikojnë për t’u subvencionuar nga këto masa.

Aplikimi për këto masa, sipas ministres, bëhet në E-Kosova. “Kriteret e përfitimit janë të specifikuara në thirrjen për aplikim”.

“Nga sot kemi hapur thirrje për subvencionim për qytetarët në vlerë prej 6 milionë euro. Pajisjet që do të subvencionohen janë kaldajët me biomasë – dru, peletë, briketë – që do të subvencionohen në masë deri në 70% të vlerës së investimit apo 1200 euro, pompat termike që ulin 30% të konsumit të energjisë do të subvencionohen deri në 2500 euro, kondicionerët eficentë deri në 40% apo 400 euro, stufat indivudale eficente me biomasë, dru, për familjet me skemë sociale me 90% apo 560 euro. Për të tjerët 70% apo 435”, ka thënë Rizvanolli.

Rizvanolli potencoi se me këto masa synojnë të përkrahin 10 mijë familje. Pret që të ulet për 70% konsumi i energjisë elektrike nga familjet që do të subvencionohen

“Këto familje do të përfitojnë shumëfish. Direkt nga subvencionimi, kursimi në faturat e energjisë elektrike dhe ulja e shpenzimeve për dru dhe lëndë të tjera djegëse. Familjet gjithashtu përfitojnë shtesë subvencionimi të lidhur me kursimin e energjisë elektrike. Këto masa pritet t’ia kursejnë 12 milionë euro vendit vetëm gjatë dimrit që po vjen”, ka thënë ministrja e Ekonomisë.

Ajo ka bërë të ditur se është hapur thirrja për subvencionim të pajisjeve eficiente ekonomike për ngrohje për qytetarët.

“Subvencionimi i eficiencës së energjisë përmes kësaj thirrje ju mundëson qytetarëve të blejnë pajisje me nivel të lartë të eficiencës, që ndikon direkt në: (i) reduktimin e kërkesës për energji/ energji elektrike  dhe (ii)  rritjen e ndërgjegjësimit të konsumatorëve për nevojën e kursimit të energjisë”.

Pajisjet të cilat do të subvencionohen.

Pompë termike ajër-ajër të tipit inverter me eficiencë të lartë (kondicioner/ klimë eficiente)Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket)Stufa individuale me biomasë.

Aplikimi për këto masa, sipas ministres, bëhet në E-Kosova.

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se në sezonin e dimrit do të ketë reduktime të energjisë, për shkak të mungesës së kapaciteteve prodhuese për të mbuluar kërkesën, si dhe çmimit të shtrenjtë të importit të rrymës.

Autoritetet e Kosovës në vazhdimësi u kanë bërë thirrje qytetarëve të vendit që të kursejnë energjinë elektrike, sidomos gjatë muajve të dimrit, në mënyrë që niveli i reduktimeve të energjisë të ulet.

Sipas tyre, marrë parasysh që Kosova gjendet në rrjetin e përbashkët energjetik evropian, i cili po vuan nga kriza ekstreme energjetike, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, situata energjetike në të cilën mund të gjendet vendi gjatë muajve të dimrit, mbetet e paqartë dhe e pasigurt.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor