Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Zgjedhjet vendore do rikthejnë llogaridhënien në Bashkinë e Tiranës


Ilir Meta ka zhvilluar një takim me simpatizantë të Partisë së Lirisë të Tiranës ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

Meta shkruan se zgjedhjet vendore do rikthejnë llogaridhënien në Bashkinë e Tiranës.

Zgjedhjet vendore rikthejnë llogaridhënien në Bashkinë e Tiranës dhe kudo në njësitë vendore.

Partia e Lirisë është e vendosur për t’i dhënë fund shpërdorimit të taksave vendore, shkatërrimit urbanistik, përkeqësimit të shërbimeve dhe korrupsionit të kudogjendur në kryeqytet deri edhe te shërbimi funeral. Ndryshimi do të nisë nga Tirana!”-shkruan Meta.