Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë i dënuari në burgun e Shënkollit


Një i dënuar ka ndërruar jetë në burgun e Shënkollit në Lezhë.

Viktima është 55-vjeçari Azem Dauti, i cili ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Lezhës, shkruan Shqiptarja.

Shkaqet e vdekjes së të dënuarit nuk dihen ende, gjë që do përcaktohet pas analizës mjeko-ligjore.