Presidenti amerikan Joe Biden gjatë një vizitë në Florida, u dëgjua duke thënë se “askush nuk ngatërrohet me një Biden”.
Presidenti 79-vjeçar bëri komentin e papritur vulgar gjatë një bashkëbisedimi me kryebashkiakun e Fort Myers, Ray Murphy, pas një prononcimi të tyre me gazetarët të cilët ende po filmonin.
“Ju jeni rritur në të njëjtën mënyrë si unë.”- i tha Biden kryebashkiakut i cili e miratoi.
“Askush nuk ngatërrohet me një Biden”– vazhdoi të fliste presidenti, djali i të cilit Hunter është nën hetim federal për mashtrim të mundshëm tatimor dhe lobim të jashtëligjshëm të huaj.
“E drejtë”- tha kryetari i bashkisë, në dukje i habitur nga ajo që po dëgjonte.
“Dhe ju nuk mund të debatoni me vëllezërit tuaj jashtë shtëpisë.”– përfundoi Biden.
Joe Biden:
“No one f***s with a Biden.” pic.twitter.com/4XPwqIRJNr
— TheBlaze (@theblaze) October 5, 2022
Presidenti dhe zonja e parë Jill Biden po vizitonin shtëpitë dhe bizneset të cilat u shkatërruan nga uragani Ian javën e kaluar.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti kapet në mikrofon duke bërë deklarata të nxehta. Pasi presidenti i atëhershëm Barack Obama nënshkroi ligjin e Aktit të Kujdesit të Përballueshëm në mars të 2010-ës, Biden iu drejtua atij dhe i pëshpëriti, “kjo është një marrëveshje e madhe”.