Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Praga: Jemi mbështetës të Komunitetit Politik Europian por BE mbetet projekt konkret


Kryeministri Rama përmes një video mesazhi ka sjellë qëndrimin e tij lidhur me Komunitetin Politik Europian dhe takimin e Pragës, në të cilin ishte mori pjesë

Duke theksuar rëndësinë e Europës si komunitet, Rama tha se tashmë jemi në një epokë të rrezikut të zyrtarizuar.

Sot ama epoka e qetësisë ka mbaruar, ka filluar epoka e rrezikut e cila është zyrtarizuar, duke na përballur me një tjetër emergjencë të përbashkët kaq dramatike. Agresioni rus me pasojat tronditëse politike e ekonomike që vijon të ketë. Sidomos me frikën që ka mbjellë në jetët e vendeve dhe të qytetarëve tanë, na ka sjellë sërish përpara një domosdoshmërisë absolute për të vepruar si një trup, Bashkim Europian dhe Europë. Qytetarëve të Europës nuk iu është dashur të përballen kurrë më parë me kaq shumë sfida të përbashkëta, pavarësisht se ku ata ndodhen, qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe prandaj, është shpresa se Komuniteti i ri Politik do të bëhet një platformë e përbashkët, në të cilën do të mendojmë për sfidat e së ardhmes në një mënyrë që na bashkon që i çmon përvojat dhe respekton dinamikat e brendshme të të gjitha shteteve individuale të Europës, por që ndërkohë ndryshon konceptin e asaj çka nënkupton të qenit së bashku në këtë territor pavarësisht se kush është BE dhe kush vetëm E, një bashkëjetesë dhe një veprim kolektiv.  Unë dua të shpresoj se, duke reaguar së bashku në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës, kemi marrë mësimin se pikërisht kështu do të gjejmë edhe vullnetin për të luftuar jo vetëm kundër mënyrës sesi disa të tjerë i bëjnë gjërat, por edhe për mënyrën sesi ne duhet t’i bëjmë gjërat, si një Komunitet i tërë Politik Europian”, shprehet Rama.

Rama tha më tej, se Europa ndodhet në prag të një luftë të mundshme, që sipas tij do të jetë Lufta e Tretë Botërore.

Rama tha se megjithatë ai druan që këto vende mund të rrezikojnë sërish të mbeten vetëm, si në rastin e vaksinave.

Druaj se, ndërsa të gjithë përballemi me probleme të përbashkëta, si çmime energjie që shkojnë në stratosferë, ne – europianët e Ballkanit, mund të përjetojmë sërish vetminë e frikshme të ekzistencës në brendësi të kufirit të brendshëm të Europës dhe të përjashtuar nga zgjidhjet e përbashkëta, ashtu siç u lamë jashtë nga plani i shpërndarjes së vaksinave gjatë fazës së parë e më akute të pandemisë. Druaj po ashtu, se të rinjtë më të mirë e më të shkëlqyer që kemi do të vazhdojnë të largohen drejt universiteteve më të mira të BE-së, sepse universitetet tona do të vazhdojnë të lihen jashtë bashkëpunimit të BE-së në arsimin e lartë, Sistemit të Arsimit të Lartë të BE-së. Druaj se përballë realitetit të përbashkët të mungesës së forcës së kualifikuar të punës, për shembull, në fushën e kujdesit shëndetësor, vendimet e egra të tregut do të vazhdojnë të imponohen. Që do të thotë që, vende të varfra të këtij kontinenti si i yni dhe si vendet e rajonit, do të vazhdojnë të financojnë studimet e mjekëve dhe infermierëve që gllabërohen nga vendet më të pasura të kësaj Europe të përbashkët, pa na dhënë asgjë në këmbim, përveç shijes së hidhur qëështë e njëjta histori qëpërsëritet e njëjta humbje që vazhdon. Në fund, druaj se ideja e ndarjes së barrës në një hapësirë të re bashkëpunimi mund të qëllojë të kthehet përsëri në një iluzion të dhimbshëm që s’ishte as kjo gjëja e duhur për ne.

Por, thënë të gjitha këto, hapur, troç, përballë, duhet nënvizuar se, duke lënë frikën mënjanë, unë mbetem një mbështetës dhe ne jemi mbështetës të këtij Komunitetit të ri Politik Europian.

Sepse Europa gjendet në prag të një lufte të mundshme të Tretë Botërore. Edhe një herë, Europa është aty. Edhe një herë, Europa është në një fazë ku e ardhmja e saj që s’mund të parashikohet, në fakt mund të parashikohet vetëm duke u ndërtuar nga ne. Beteja për Europën nuk mund të jetë ajo që i takon vetëm për një dore problemesh për t’u zgjidhur, por për një politikë të tërë që është shtysë e një rruge të re bashkëjetese. Ja pse premtimi, joshja, mundësia e një Komunitetit Politik Europian të ri është kaq tërheqëse”, pohoi Rama.

Kryeministri theksoi megjithatë, se pavarësisht gjithçkaje, Bashkimi Europian mbetet më i suksesshmi dhe më konkreti prej projekteve.

Sigurisht, në rrjedhën e shekujve kemi mësuar së paku të dështojmë më mirë dhe, nga të gjitha përpjekjet e ndryshme tëtë gjithë paraardhësve tanë europianëpër të tejkaluar atëdyshimin e ndërsjellë që ka çuar shpesh në konflikte dhe pastaj në luftë dhe për të krijuar besimin reciprok qëçon në paqe dhe prosperitet, Bashkimi Europian mbetet sot e kësaj dite, pa diskutim, më i suksesshmi, më frymëzuesi dhe më konkreti prej projekteve. Bashkimi Europian është për t’u admiruar, jo vetëm sepse solli paqen më kohëgjatë në këtë kontinent dhe krijoi forma të mirëfillta të bashkëpunimit mes vendeve, por edhe sepse, pavarësisht të gjitha pa përsosmërive të tij që sjellin ndasi e gjithmonë e më shumë vorbulla në një territor që është sidoqoftënjë territor shpirtëror që e ushqen përkatësinë sidomos të brezave më të rinj, që ndihen europianë përpara se të ndihen gjermanë, francezë, holandezë ose edhe britanikë deri te shqiptarët, që janë, dihet botërisht, më euro optimistët, kështu thonë edhe anketat e Brukselit”-deklaroi Rama.