Vendosni fjalën kyçe....

Reagimi i Kadaresë për fituesen e Nobelit në letërsi nxit kritika


Reagimi i shkrimtarit Ismail Kadare dhe bashkëshortes së tij, po shkrimtare, Helena Kadare se nuk e njihnin dhe as nuk kishin dëgjuar kurrë për shkrimtaren që fitoi çmimin Nobel në letërsi, ka nxitur kritika në rrjet.

Një lexues shkruan se është e çuditshme që Kadare nuk e njeh shkrimtaren në fjalë, ndërkohë që ai vetë ka lexuar një autbiografi të sajën duke e quajtur deklaratën e shkrimtarit ai arrogante e cinike.

Një tjetër lexues teksa vlerëson Kadarenë si shkrimtar, e quan cinike deklaratën e tij për fituesen e çmimit Nobel.

Po kështu ai shkruan se ndërsa shhkrimtarja franceze ka qenë dhe vijon të jetë aktiviste kundër padrejtësive sociale, Kadareja nuk e ka bërë kurrë diçka të tillë.

I pyetur në një kafene në zonën e Liqenit Artificial si e kishte përjetuar fitimin e çmimit Nobel nga Annie Ernaux, Kadare tha se nuk kishte ndonjë përjetim.

“Siç e shikoni nuk kam ndonjë përjetim. 40 vjet më parë edhe mund të kisha, po tani nuk kam.” – tha Kadare.

Ndërsa e shoqja Helena tha se nuk e njihnin shkrimtaren në fjalë, edhe pse jetojnë në Francë prej shumë kohësh. Helena Kadare tha gjithashtu se duke qenë se është e njëjta juri që nuk ia ka dhënë çmimin të shoqit për 40 vjet, nuk ka pse ndryshim mendim tani.

“Nuk e njohim shkrimtaren që fitoi Nobelin, edhe pse jetojmë në Francë. Është një grua që e ka fituar. S’e kam dëgjuar kurrë, për të njohur jo se jo, por nuk e kam dëgjuar as si emër. Emër i panjohur, nuk e di se si është. Derisa në Nobel është e njëjta juri dhe ka thënë jo 40 vjet, nuk ke pse ta ndryshosh mendimin.” – tha shkrimtarja Helena Kadare.