Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-të besojnë se elementë ukrainas ishin pas vrasjes së vajzës të aleatit të Putinit


Një nacionaliste ruse dhe vajza e një prej aleatëve kryesorë të presidentit Vladimir Putin u vra në një sulm me makinë bombë jashtë Moskës dy muaj më parë. 

SHBA-të besojnë se vrasja ka qenë me urdhër të elementëve të qeverisë ukrainase, raportoi të mërkurën The New York Times. , duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë.

Darya Dugin, 29 vjeç, ishte një mbështetëse e shquar e luftës së Kremlinit në Ukrainë dhe vajza e Alexsandr Dugin, një përkrahës i ekstremit të djathtë të imperializmit rus i referuar ndonjëherë si “truri i Putinit”, i cili mund të ketë qenë objektivi i sulmit.

Darya u vra në gusht jashtë një festivali të muzikës dhe letërsisë pasi hyri në një automjet që i përkiste babait të saj.

Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në atentat. Por sipas New York Times, komuniteti i inteligjencës amerikane ndau një vlerësim javën e kaluar se elementë të qeverisë ukrainase ka të ngjarë të kenë autorizuar sulmin, duke i bërë jehonë pretendimeve të qeverisë ruse. Burimet e New York Times nuk thanë se kush mund ta kishte miratuar vrasjen ose nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte në dijeni të planit.

CNN, më vonë të mërkurën, publikoi gjithashtu një raport mbi besimin e zyrtarëve amerikanë se “elementët” në qeverinë e Ukrainës miratuan sulmin.

Uashingtoni nuk luajti asnjë rol në vrasje, thanë zyrtarët amerikanë për mediat.

Distancimi i SHBA nga një sulm i tillë në tokën ruse – ose ndjenja e nevojës për të dekurajuar vrasjet e ardhshme – mund të shpjegojë kohën e daljes, e cila vjen në kohën e një kundërofensivë shumë të suksesshme ukrainase që ka detyruar trupat ruse të tërhiqen, duke çliruar mijëra kilometra katrorë territor të pushtuar më parë, dhe është ndihmuar në një pjesë të madhe nga shkëmbimi i armëve dhe inteligjencës nga SHBA-të.

Zyrtarët amerikanë, sipas gazetës, janë të shqetësuar se vrasjet brenda Rusisë “mund ta provokojnë Moskën të kryejë sulmet e veta kundër zyrtarëve të lartë ukrainas”.