Mbrëmjen e sotme një person është futur në një berberhane në Vlorë dhe ka plagosur me thikë dy punonjësit e saj, e më pas ka goditur edhe veten.
Autoritetet ligjzbatuese njoftojnë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa autori është vënë në pranga.
Autori i dyshuar është identifikuar si M.Arapi 40 vjeç, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë K.Nuredini 23 vjeç dhe E.Sejko 35 vjeç.
Pas ngjarjes Arapi dyshohet se ka tentuar të largohet, por është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ka ngelur dhe i dëmtuar gjatë konfliktit.
“Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.