Vendosni fjalën kyçe....

U arrestua pas dëshmisë së vëllezërve Beqiraj, lihet i lirë Fatjon Hajdari: Ata shpifën për mua


Gjykata e Durrësit la në burg pa afat vëllezërit Beqiraj, të arrestuar gjatë megaoperacionit në Durrës.

Fatjon Hajdari i cili u arrestua gjatë megaoperacionit të zhvilluar në Durrës, është lënë i lirë këtë enjte nga Gjykata e Durrësit.

Gjithashtu ai ka folur pas lirimit nga Gjykata ku edhe tregoi se çfarë ndodhi brenda sallës së gjyqit:

Asnjë nuk pranoi akuzën nga ato personat. Që thanë se i këna shit i kemi ble armët e kanë ngatërruar dynjanë. Këtë e bëjnë për të përfituar azil të ikin jashtë shtetit. Kanë bërë krimet e veta dhe tani kanë shtuar edhe këtë për shitje armësh, duan vetëm të ikin jashtë shtetit që ti mbrojë shtetit”, tha ai për News24.

Fatjon Hajdari shtoi se ishte vëllai i tij që kishte njohje me dy vëllezërit Beqiraj. Sipas tij ata kanë shpifur.

Kanë kontrolluar banesat dhe kanë shpifur për vëllain. Kur erdhën tek banesa jonë më gjetën armë me leje. Përderisa sa i kanë armët me leje më liruan sot. Ato tjerët po i mbajtën sërish 45 ditë. Kanë shpifur dy persona, kanë armë me leje”-tha ai