Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka: Sulme kibernetike ndodhin edhe në SHBA apo BE


Ministrja e Jashtme Xhaçka ka pohuar ditën e sotme se sulme kibernetike si ato që pësoi Shqipëria ndodhin edhe në SHBA apo BE.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, shefja e mbrojtjes theksoi se sistemet e Shqipërisë rezistuan dhe janë sot krejt funksionale.

Po kështu Xhaçka tha se Shqipëria po punon me partnerët e aleatët për të forcuar më shumë sigurinë kibernetike.

“Partnerët dhe aleatët kanë ofaur solidaritet, mdërsa opozita nuk ka bërë gjë tjetër veç ka sulmuar. Sistemet jo vetëm nuk u shkatërruan po janë krejt funksionale. Të dhënat nuk janë shkatërruar, edhe pse pas sulmit qëndronte dikush që ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj vendeve shumë të fuqishme e me kapacitet. Sulmet të tilla ndodhin edhe në SHBA edhe në BE. Ato nuk mund të ndalohen sepse e tillë është hapësira kibernetike. Sistemet tona rezistuan dhe janë krejt në punë dhe nëse nuk do kishim investuar edhe aq sa kemi bërë do ishin shkatërruar fare. Megjithatë duhet bërë më shumë në këtë drejtim.” – tha Xhaçka.