Vendosni fjalën kyçe....

Akuza e Metës: Aferat korruptive të qeverisë Rama u kanë kushtuar shqiptarëve 12 miliardë euro


Kreu i Partisë së Lirisë tha sot se aferat korruptive u kanë kushtuar shqiptarëve 12 miliardë euro, ndërsa paketa e mbështetjes sociale të qeverisë nuk i kalon 50 milionë eurot.

Ai theksoi se aferat e inceneratorëve, koncesioneve, Portit të Durrësit , rilindjes urbane, të rrugëve e tenderat sekretë kanë qenë një barrë e madhe për taksapaguesit.

Meta tha se fatura prej 12 miliardë eurosh është tragjedi për të sotmen e të ardhmen e vendit duke goditur financat publike e ato familjare.

“Aferat korruptive të inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP, Portit të Durrësit, rilindjes urbane, kostot e fryra të rrugëve dhe tenderat sekretë u kanë kushtuar shqiptarëve 12 miliardë euro, ndërsa kryehajduti Edi Rama ka miratuar një paketë të mbështetjes sociale që nuk i kalon 50 milionë euro për të përballuar krizën e çmimeve.” – shkruan Meta.