Presidenti Barjam Begaj është takuar këtë të premte me ambasadorin e Kinës në vendin tonë, Ding Zhou.
Ky i fundit shkruan në rrjetet sociale se me presidentin Begaj pati një bisedë shumë të relaksuar dhe të këndshme.
“Me shumë kënaqësi që u takova me SH.T.Z.Presidentin Begaj sot dhe patëm një bisedë të relaksuar dhe të këndshme. Shpresoj të bashkëpunoj ngushtë me SH.T.Z.Presidentin, për të nxitur bashkërisht zhvillimet e mëtejshme në marrëdheniet e dy vendeve tona.”- shkruan ai.
Ambasadori Zhou është takuar edhe më parë me presidentin Begaj, të cilin e ka uruar për detyrën e re dhe ka theksuar rëndësinë e miqësisë mes dy vendeve.