Kreu i PD-së Sali Berisha në një komunikim me gazetarët nga Gjirokastra deklaroi se do të bëjë gjithçka që partia e tij të hapet ndaj të rinjve.
Ai tha se mund të dështojë, por kurrë nuk heq dorë nga diçka që beson.
“S’ka sëmundje më fatale se sëmundja e opozitarizmit. Unë jam mirë, dal para jush, flas në emër të një partie që nuk fiton asnjëherë, shkoj në shtëpi, dal përsëri bëj një takim, një konferencë në një orbitë që e lë pushtetin në perpetua mobile. Kjo sëmundje është frenuar. Sot ka një opozitë e cila po bën gjithçka që të jetë opozitë e vërtetë dhe do bëjë. Në kuadër të rithemelimit, janë disa komponentë, së pari programi, ju garantoj se ka një kthim të plotë në programin e saj, kjo është parti e lirisë dhe dinjitetit njerëzor, e pronës, taksës së ulëta dhe nga këto nuk lëvizim. I rikthyem, ishin skajuar, tani do jenë shtylla e programit të saj. Premtuam votën në një shoqëri e cila po humbiste sensin e votës, ne pjesë e kësaj shoqërie jemi. Një shoqëri në të cilën vota shitej dhe blihej rëndom, vota diktohej nga qeveria, në një shoqëri në të cilën qeveria shndërronte shtetin në shtet elektoral dhe me të drejtë qytetari thotë çfarë vlere ka. Po ju them pa votë nuk kemi të ardhme. Rama e zhdukur votën nga partia e tij. Ato ndryshime që solli Fatos Nano, këto i fshiu Edi Rama.
Ne i dhamë fund kryetarokracisë. Nuk do votojnë vetëm anëtarët e PD-së, por edhe simpatizantët e PD-së, sipas listave që do bëjnë seksionet e PD-së dhe kjo kryetari i PD-së. A po përpiqemi të ndryshojmë këtë forcë para shqiptarëve po, a po shënojmë ndryshime po, a do ketë ndryshime të tjera po. PD do të hapet, unë jam një njeri që persistoj, sekreti im është persistimi. Unë nuk i harroj ato që them sepse i besoj. Mund të dështoj, por jo të heq dorë. Do bëj gjithçka që PD të hapet ndaj të rinjve.”- deklaroi Berisha.