Vendosni fjalën kyçe....

CEO i Telegram lëshon një paralajmërim për sigurinë e WhatsApp


Dobësitë më të fundit të zbuluara në aplikacionin WhatsApp janë një kujtesë se produkti në pronësi të Meta-s është para së gjithash një mjet mbikëqyrjeje, ka paralajmëruar personi që qëndron pas aplikacionit konkurrent Telegram.

Pavel Durov sulmoi WhatsApp në një postim të enjten. Sulmi erdhi si përgjigje ndaj raportit të një zhvilluesi për dy defekte të reja të zbuluara në programimin e tij.

Të dy dobësitë lejojnë një palë të interesuar të vendosë ‘virus’ në një pajisje që funksionon me WhatsApp. Një përdorues duhet t’i përgjigjet një thirrjeje video ose të luajë një skedar video të krijuar posaçërisht për t’u ekspozuar, duke u dhënë potencialisht hakerëve qasje të plotë në telefonin e tij ose të saj.

Sipas Durov, zbulimet e reja përshtaten me atë që është një histori të gjatë të rrezikut që paraqet WhatsApp për përdoruesit.

Durov vuri në dukje në atë kohë se WhatsApp ishte krijuar për qëllime vëzhgimi dhe ishte përshtatur për nevojat e agjencive qeveritare të SHBA-së si FBI-ja. Përveç dobësive të përsëritura, ai përmendi veçorinë që lejon përdoruesit të ruajnë bisedat në arkiva. Ato nuk janë të koduara siç duhet dhe qeveria mund të ketë qasje në to, vuri në dukje Durov.

Në postimin e tij, zhvilluesi i Telegram paralajmëroi se as individë të pasur si Jeff Bezos nuk janë të sigurt. Ai i referohej hakimit të raportuar në telefonin e themeluesit të Amazon në vitin 2018, gjoja përmes një mesazhi të dërguar nga një numër i përdorur nga Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.

Ai u bëri thirrje njerëzve të fshijnë aplikacionin WhatsApp dhe të kalojnë në çdo aplikacion që e merr seriozisht sigurinë e tyre.