Deputetja e PD-së, Sorina Koti ka zbuluar se çfarë u ka thënë ambasadorja amerikane Yuri Kim, gjatë takimit në Kryesinë e Kuvendit.
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë tha se ambasadorja Kim u shpreh në këtë takim se reformat duhet të jenë më të thella dhe më agresive.
Sipas saj, personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë atje.
“Ambasadorja theksoi se reformat duhet të jenë akoma më të thella, më agresive dhe personat që duhet të shkojnë në burg, një ditë do të shkojnë në burg.
Ajo që cilësova është që pjesa e qeverisjes është ajo që mban peshën më të madhe në këtë gjë.
Opozita është denoncuese, është në terren, është me qytetarët, por nuk mund të mbajë kurrë përgjegjësinë pse nuk po funksionin shteti i të drejtës apo institucionet publike.
Kjo ishte ajo që unë raportova tek ambasada amerikane. Por mbi të gjitha është bashkëpunimi me ndërkombëtarët sepse shqiptarët duan shpresë.
Dhe shpresoj se nëse do të ketë dëshirë dhe politikanët do të jenë të ndershëm ashtu siç e kërkojnë të gjithë votuesit dhe ne që i përfaqësojmë ata, mendoj se jemi në rrugën e duhur.”– tha Koti në një prononcim për mediet.