Vendosni fjalën kyçe....

Fëmija 3-vjeç lëndohet në ambientet e kopshtit në Korçë, dërgohet me urgjencë në spital


Një fëmijë 3 vjeç ka mbetur i plagosur këtë të premtë pasi është aksidentuar brenda kopshtit. Ngjarja ka ndodhur në Korçë por nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur.

 “Më datë 07.10.2022, rreth orës 08:40, në lagjen nr. 18, Korçë, në ambientet e brendshme të kopshtit të fëmijëve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht një 3-vjeçare, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– bën me dije Policia.