Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka takuar sot ambasadorin e Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Hifzi.
Pas këtij takimi, Gjekmarkaj shprehet se ambasadori Faisal Ghazi Hifzi tregoi gatishmëri të plotë për të mbështetur Shqipërinë.
“Një takim i perzemert me Ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë, Z. Faisal Ghazi Hifzi, perfaqesues i këtij vendi mik të Shqipërisë me të cilin diskutuam mbi bashkëpunimin mes dy shteteve në fusha të ndryshme por dhe rolit të Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë parlamentare Saudite në zgjerimin e marredhënieve në nivel politik, ekonomik e kulturor. Gjeta gatishmeri dhe vullnet të plotë nga ana e Shkelqesisë së tij.”– shkruan Gjekmarkaj.