Vendosni fjalën kyçe....

Hakerat sulmojnë serverat e gjykatave në vend


Hakerat kanë sulmuar serverat e gjykatave në vend. Burime për Hashtag.al kanë pohuar se anë goditur sistemin e vendimeve dhe sistemin e brendshëm të komunikimit të gjykatave.

Dyshohet se sulmi është kryer nga Irani. Sulmi në fjalë vjen pas atyre të 15 korrikut e 10 shtatorit ndaj platformave qeveritarë e sistemiut TIMS përkatësisht.

Kryeministri Rama ka theksuar në të gjitha komunikimet zyrtare se sulmet në fjalë nuk kanë arritur të dëmtojnë të dhënat dhe as të marrin të dhënat e ndjeshme.

Megjithatë në disa raste, hakerat kanë publikuar përmes kanalit në Telegram materiale të ndryshme të hakeruara.

Sulmet kibernetike kanë qenë arenë debati mes shumicës e opozitës në Kuvend që kaë akuzuar njëra-tjetrën. Ndërsa shumica ka theksuar se opozita nuk e ka mbështetur qeverinë në gjendjen e krijuar, kjo e fundit ka akuzuar shumicën që ka shpenzuar qindra miliona dollarë për diçka që nuk funksionoi.

Po kështu opozita ka akuzuar kryeministrin Rama për sulmin ndaj sistemit TIMS që sipas saj është kryer nga hakerat qeveritarë për të zhdukur gjurmët e bashkëpunimit të deputetëve e ministrave me trafikantë e kriminelë.

Në një deklaratë të jashtëzakonshme për shtyp pak kohë më parë kryeministri Rama pohoi se kishte prova të padiskutueshme se sulmi ishte kryer nga Irani.

Pas kësaj Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe përzuri stafin e ambasadës brenda 24 orësh nga vendi.

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë janë dënuar edhe nga SHBA-ja, BE-ja e NATO-ja të cilat i kanë kërkuar Iranit të mbajë përgjegjësi për sulmin. Ndërkohë Teherani e quajti vendimin e Shqipërisë dritëshkurtër e të nxitur nga SHBA-ja.