Vendosni fjalën kyçe....

I kapet automatiku pa leje në makinë, arrestohet 19-vjeçari në Mirditë


Një 19-vjeçar është arrestuar në Mirditë pasi gjatë kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonte i është kapur një armë zjarri ‘kallashnikov’ pa leje.

I riu me iniciale D.Gj. u ndalua në fshatin Lëkundë e është shoqeruar në Komisariatin e policisë të Mirditës.

Njoftimi

“Kontrolle “blic”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, me vete apo në ambiente të ndryshme. Finalizohet operacioni policor i koduar “Befasia”. Kapet me armë zjarri automatik të fshehur nën sediljen e automjetit që drejtonte, vihet në pranga 19-vjeçari  dhe sekuestrohet arma e zjarrit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve intensive “blic” ndaj shtetasve dhe në ambiente të ndryshme, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ndaluar në kuadër të operacionit policor “Befasia” në fshatin Lëkundë, Mirditë, automjetin me drejtues shtetasin D. Gj. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur poshtë sediljes, një armë zjarri automatik dhe një krehër me fishekë në të, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Gj., 19 vjeç, banues në Mirditë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.”