Vendosni fjalën kyçe....

I kapet drogë në atletet që po i jepte të birit në burgun e Fushë Krujës, pranga 53-vjeçarit


Foto ilustruese

Një 53-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se i ka futur të birit drogë në burg, teksa ka shkuar ta vizitojë në burgun e Fushë Krujës.

Në pranga ka rënë G.G. lindur ne Mat e banues në Tiranë. sipas policisë, droga është gjetur në një palë atlete që ai po i jepte të birit të dënuar.

Bëhet fjalë për një sasi rreth 1 gram drogë e dyshuar, e papërcaktuar si lloj.

Njoftimi

“Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në IEVP e Fushë-Krujës, arrestoi në flagrancë shtetasin G.G, 53 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë. Këtij shtetasi, i cili ishte paraqitur për të takuar djalin që vuan dënimin, gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë, ju gjetën një palë atlete “NIKE”, ku në atleten e djathtë, poshtë shollës u gjetën tre paketime me lëndë të butë, mbështjellë në formë rrethore me telefon, i djegur në majë, me peshë 1.08 gram, dyshuar lëndë narkotike. Menjëherë nga SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u kryen veprimet e para proceduriale, dhe provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.”