Partia e Lirisë ka mbledhur sot Komitetin Organizator. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij u ndal tek lirimi i ish-deputetit socialist Alqi Bllako, i cili tanimë është në “arrest shtëpie”.
Meta e konsideroi arsyetimin e Bllakos se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët si “qesharak”. Kjo pasi ai ka mundësi të paguajë dado ndërsa solli si shembull qytetarë të thjeshtë që s’kanë mundësi ta bëjnë këtë.
“Dje Rilindja ndau një lajm se gjoja një shoku i Taulantit më kishte anuluar mua një vizitë në Gjermani dhe kishte dërguar këtë letër një ish sekretari të LSI që ka qenë para 7 vitesh. Natyrisht që kjo bëhet për të shmangur vëmendjen nga inceneratori duke inskenuar lirimin e njërit prej të dënuarve në këtë aferë me një arsyetim absurd, për çështjen e mbajtjes së fëmijëve.
Sa qytetarë janë dënuar për një mur, ata nuk kanë fëmijë për t’i mbajtur, për t’u kujdesur. Ndoshta ata nuk kanë mundësi financiar për të pajtuar ndonjë dado. Të paktën Alqi ka mundësi sepse ka babin që paguhej 10 mijë euro nga kompania e inceneratorëve. Rasti i djeshëm tregoi se në krye të kësaj aferë nuk është as Alqi as Lefteri, por është Edi Rama.”– tha Meta.