Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Lirimi i Alqi Bllakos goditje fatale për drejtësinë, u bë me urdhër të Ramës


Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka deklaruar sot se lirimi nga burgu i ish-deputetit të PS-së Aliqi Bllako është bërë me urdhër të kryeministrit Rama.

Ai e cilësoi lirimin e tij si goditje fatale për sistemin e drejtësisë.

Bllako u la dje me arrest shtëpie nga gjykata ndërsa prokuroria tha se do e apelonte vendimin.

“Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një ekzekutim moral i saj i bërë me urdhër të Edi Ramës, ashtu siç bën me amnistitë e tërthorta me oligarkët dhe ndërkohë fut në burg 82-vjeçaren nga Narta e Vlorës për kotecin pa leje.” – shkruan Meta.